18 të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Afganistan
Një shpërthim i fuqishëm në një xhami në Afganistan, të premten, la të vrarë të paktën 18 persona.
Ndër të vrarët është edhe një imam me ndikim i cili më herët këtë vit kishte bërë thirrje që secili person që bën “edhe veprimin më të vogël” kundër qeverisë, t’i hiqet koka.
Dhuna ka rënë kryesisht në Afganistan që kur talebanët u kthyen në pushtet vitin e kaluar, por disa shpërthime me bomba – disa që synonin komunitetet pakicë – kanë tronditur vendin në muajt e fundit, shumë prej të cilave pretendohen se janë kryer nga grupi xhihadist, Shteti Islamik (IS).
Të paktën 18 persona u vranë dhe 23 u plagosën në shpërthimin e së premtes, tha Hameedullah Motawakel, zëdhënës i guvernatorit të provincës Herat, në një mesazh për mediat.
Zëdhënësi i qeverisë, Zabihullah Mujahid konfirmoi se Mujib ur Rahman Ansari, imami i xhamisë, ishte në mesin e të vdekurve.
“Një dijetar i fortë dhe i guximshëm fetar i këtij vendi u martirizua në një sulm brutal”, tha ai në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale