Reflektimi i Ramës për ndryshimet kushtetuese, Nard Ndoka: Është lajm pozitiv
Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama mbi çështjen e ndryshimeve kushtetuese që të diskutohen në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor duket se është pritur mirë nga ana e opozitës jashtëparlamentare.
Aleati i Bashës dhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në Euronews Albania e cilësoi këtë hap si lajm pozitiv. Ai tha se kryeministri Edi Rama tentoi të ndryshonte rregullat e lojës për marrëveshjen e 5 qershorit në mënyrë të njëanshme, dhe kjo sipas tij kishte për qëllim të godiste interesin e opozitës.
“Normalisht është lajm pozitiv pavarësisht se mund të jenë në kuadrin e lojërave politike akoma. Kjo ishte një tentativë e rrezikshme që të ndryshosh rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, kur reforma pothuajse ishte përmbyllur. Tendenca ishte e qartë, pra synimi nuk ishte përmirësimi i standardeve, por ishte për të krijuar pengesa për opozitën. Rikthimi tek pjesa politike e vendimmarrjes është një lajm pozitiv”, tha ai.
Kreu i Partisë Demokristiane tha në studion e Euronews Albania se hapja e listave me këtë sistem është tërësisht e pamundur. Ai shtoi se opozita nuk ka frikë nga heqja e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa shtoi se Rama po tenton të pengojë rrotacionin politik në vend.
“Nuk mund te kemi lista të hapura me një sistem proporcional rajonal ato kanë vlerë kur ke një sistem proporcional kombëtar. Ky sistem kërkon një prag. Është një debat që do kohë dhe pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë. Sot po bëhet një lojë, janë bërë qesharakë në kufijtë e pakrahasueshmes. Për ne nuk është problem edhe nëse hiqen koalicionet, kjo nuk është frika jonë. Përballja me Ramën nuk ka asnjë pengesë. Rama me të njëjtin mekanizëm, në 2017 nëpërmjet lojërave u fut në një marrëveshje dhe këtë marrëveshje bëri. Këtë tenton të bëjë prapë. Ai nuk është në ato kushte që ka qenë para katër vitesh. Është një kryeministër, që ka të gjithë botën kundër. Duke e parë në këtë sens është i vetmi kryeministër që përpiqet të pengojë rrotacionin politik”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Listat dhe koalicionet parazgjedhore, Edi Rama: Jam i gatshëm të shkoj në Këshillin Politik
Meta takohet sërish me Bashën: Ndryshimet kushtetuese të trajtohen në Këshillin Politik
Alket Hyseni: Listat e hapura dhe koalicionet janë dy gjëra që nuk mund të qëndrojnë bashkë
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset