Katër skuadrat ku mund të transferohet Messi në rast largimi nga Barcelona

18 Korrik 2020 | 11:19

Menjëherë pasi Barcelona humbi zyrtarisht luftën për titullin kampion në La Liga, Lionel Messi vërshoi me një lum kritikash ndaj klubit dhe lojtarëve.

Kaq mjaftoi që të nisin edhe aludimet e para për të ardhmen e argjentinasit. Ne rast se ka një mundësi sado të vogël qoftë ajo që Messi të largohet nga Barcelona, katër janë opsionet ku mund të shkojë.

Opsioni i parë është ribashkimi me Pep Guardiolën tek Manchester City. Nën drejtimin e spanjollit sulmuesi kaloi periudhën më të artë të karrierës së tij dhe një ribashkim mes të dyve nuk duket edhe aq i pamundur.

Një tjetër pistë edhe kalimi tek PSG. Messi ka treguar se i mungon të luajë përkrah Neymar dhe në rast se Barcelona nuk mundi të rikthejë brazilianin në Cump Nou, atëherë sheikët francezë mund të bëjnë të mundur bashkimin e kësaj dysheje në Paris.

Ndërkohë që një mundësi që duhet thënë se është në kufijtë e të pamundurës është kalimi i Messit tek Juventus, aty ku do gjente rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo dhe ku do formonin mbase sulmin më të mirë të historisë së futbollit.

Ndërsa opsioni i fundit është rikthimi në Argjentinë tek Newell’s Old Boys, edhe pse duhet thënë që është akoma herët që një lojtar si Messi të largohet nga skena e futbollit evropian.

Qeveria e re në RMV, BE: Të jetë e qëndrueshme dhe të përmbushë aspiratën evropiane

Bashkimi Evropian ka përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut, pavarësisht pandemisë COVID-19.

Përmes një deklarate të përbashkët, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi theksojnë se pavarësisht faktit se fushata dhe votimet u zhvilluan në klimën e duhur, stabiliteti ligjor u dëmtua nga rishikimet thelbësore të kornizës ligjore dhe dekretet e miratuara nga qeveria.

Për këtë rekomandohet që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme.

“Presim të punojmë me një parlament të fuqishëm dhe me një koalicion qeveritar të qëndrueshëm që

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026