Qeveria lejon kryerjen e testit serologjik në klinikat private

19 Korrik 2020 | 12:08

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se në bashkërendim me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka vendosur lejimin e zhvillimit të analizave të gjakut për antitrupat edhe në klinikat private. I ashtuquajturi test serologjik, apo test nga i cili mund të kuptohet nëse një person e ka kaluar COVID-19, tashmë mund të bëhet edhe në klinika të certifikuara nga autoritetet.

“Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2,” – thuhej në njoftimin e bërë publik prej ministrisë.

Ky është lëshimi i parë zyrtar drejt decentralizimit të testeve nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, e cila deri më sot nuk lejonte kryerjen, as të testeve serologjike, në laboratorë privatë.

Prej fundit të muajit prill, autorietet nisën testimin për antitrupa në radhët e personelit shëndetësor, ku mbi 4 mijë teste u kryen deri në fund të muajit qershor, nga të cilat pozitiviteti rezultoi në 5-6 për qind.

Tashmë përmes testit serologjik mund të arrihet që së paku dhuruesit e gjakut, të jenë të verifikuar për sa i përket infektimit ose jo me COVID-19 dhe njëkohësisht të shkurtohet kohë në marrjen e plazmës (element i gjakut) për t’ia kaluar personave të sëmurë me COVID-19, të cilët përmes saj mund të fitojnë antitrupa shtesë.

Testi serologjik nuk ofron saktësi në diagnostikimin nëse je aktualisht i infektuar me COVID-19 dhe për këtë në bazë të rekomandimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ai nuk përdoret për të gjurmuar rastet e reja. Për këtë qëllim përdoret vetëm testi PCR, ose ndryshe testi virologjik, apo njohur rëndomtë si testi me tamponë.

Studime të ndryshme mbi virusin e COVID-19 kanë treguar se antitrupat e krijuara nuk mund të ofrojnë imunitet të përhershëm dhe se ky imunitet mund të bjerë në një periudhë të shkurtër kohore nga 3 deri në 6 muaj, çka rikthen mundësinë e infektimit te personat që e kanë kaluar një herë infeksionin.

Për këtë ministria e Shëndetësisë vë në dukje për qytetarët faktin se:

  • Testi serologjik tregon nëse e ke kaluar në të shkuarën COVID-19, jo nëse je i infektuar aktualisht – duhet deri në 3 javë pas infektimit që trupi të nisë formimin e antitrupave.
  • Sido që të jetë rezutltati i testit serologjik (negativ, pozitiv) përsëri duhen marrë masa mbrojtëse kundër COVID-19, pasi ekziston sërish mundësia e infektimit.
  • Testet serologjike do të lejohen vetëm në laboratorë të certifikuar.
  • Testet mund të përdoren për studime, ku Instituti i Shëndetit Publik vlerëson numrin total të njerëzve që janë infektuar, përfshirë këtu edeh ato infeksione që nuk janë shfaqur me simptoma.

Nga ministria e Shëndetësisë nuk është bërë me dije se kush janë klinikat private të certifikuara.

Prej muajit mars, kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet shëndetësore kanë kryer 31 mijë teste me tamponë dhe rreth 4 mijë teste serologjike, – me një raport 11 mijë teste për çdo 1 milionë banorë, raporti më i ulët i testeve në rajon – prej së cilave kanë diagnostikuar 4 mijë raste me infeksion.

Nga këto 4 mijë raste, 2200 janë mundur të shërohen, 1,600 janë ende të infektuar ndërsa 111 raste janë mbyllur me vdekje.

 

Lexoni gjithashtu:

Laborator COVID-19 edhe në QSUT, do të analizojë testet e pacientëve që shtrohen në spitale

Sistemi shëndetësor gjatë pandemisë, problem mungesa e materialeve mbrojtëse

Bilanci i pandemisë, muaj tragjik për Shqipërinë çdo ditë mesatarisht 2 vdekje dhe 75 raste të reja

UNPUBLISHED/ Testimet për COVID-19 drejt PPP-së. Zbardhet plani i fshehtë i Komitetit Teknik

Qeveria i bën maskat të detyrueshme, 2 mijë lekë gjobë kush nuk i mban

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026