Skuadra e Kastriotit ngjitet në Superligë

19 Korrik 2020 | 15:00

Kastrioti ngjitet zyrtarisht ne Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, pasi u shpall fitues ne grupin A të Kategorisë së Parë.

Në ndeshjen e fundit të fazës play-off, krutanët pritën Erzenin e Shijakut në përballjen e luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.

Ndeshja u mbyll me fitoren 3-2 të krutanëve, ndërsa në fund u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut.

Skuadra tjetër që do luajnë në superiore sezonin e ardhshëm është Apolonia që arriti të shpallej fituese në grupin B.

Ndërkohë ndeshja mes Kastriotit dhe fierakëve do përcaktojë edhe fituesin e Kategorisë së Parë. Këto dy skuadra do të zënë vendin e Flamurtarit dhe Luftëtarit në superior, të cilat kanë rënë zyrtarisht një kategori më poshtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026