Maratona e BE-së për fondin e rimëkëmbjes, korrespondenti Bunguri analizon pse nuk po gjendet dakordësia
Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, analizoi me gazetaren Esmeralda Mulaj vështirësitë që po has Bashkimi Evropian për të gjetur dakordësi rreth paketës ekonomike të rimëkëmbjes nga COVID-19.
Bunguri u shpreh se ka qëndrime të ndryshme për sa i përket organizimit të paketës ekonomike me huadhënie apo grante dhe po kështu për mënyrën se si ato do të jepen me kushte apo pa kushte shtesë.
“Po bëhët gjithnjë e më e vështirë që të gjendet gjuha e përbashkët prandaj dhe ka kohë që kërkohen reforma të thella brenda Bashkimit Evropian, sepse janë 27 vende që duhet të dakordësohen. Për t’ju marrë një shembull lokal, është shumë e vështirë të gjendet gjuha e përbashkët këtu, mes dy apo tre partive politike, imagjinoni se ç’do të thotë të gjesh gjuhën e përbashkët mes 27 vendesh të ndryshme,” – u shpreh Bunguri.
Korrespondenti i Euronews Albania tregoi se pjesa kryesore e problematikës qëndron mes atyre shteteve që tashmë etiketohen si “Kursimtarët”, të cilat janë vendet e veriut, Holanda, Austria, Finlanda, Danimarka, Suedia dhe “Borxhlinjve të jugut”.
“Kjo problematikë ndodh sepse, sidomos Holanda, kërkon që, në mënyrë që fondet e rimëkëmbjes të jepen, sidomos për vendet e varfra, Italia për shembull, ka pjesën më të madhe të këtyre fondeve që do të marrë, të mos jenë grante, por të jenë më shumë kredi,” – tha gazetari i Euronews Albania duke shtuar se Komisioni Evropian, Franca dhe Gjermania që ka dhe Presidencën, kanë propozuar që një pjesë e madhe të jenë grante.
“Por ka edhe një problem tjetër me vendet e lindjes, kryesisht Hungarinë dhe Poloninë, sepse po këto vende kërkojnë që të mos jepen fonde atyre vendeve që nuk respektojnë shtetin ligjor. I vetmi problem është që të gjitha vendimet që duhet të merren në këtë moment janë me unanimitet, kështu që nuk mund ta anashkalojnë as Orbanin, prandaj dhe po merr shumë kohë dhe duhet thënë që një kohëzgjatje kaq e madhe është parë vetëm në Samitin që është mbajtur në Nisë, në vitin 2000, që ka zgjatur tre ditë,” – analizoi më tej Bunguri.
Informacionet që vijnë nga Brukseli thonë që ka vende që kanë rezervuar hotelin deri në fund të javës për krerët e shteteve që ndodhen aty. Praktika e këtyre samiteve është që në momentin që nuk ka një dakordësi ose që shihet që nuk mund shkojë drejt një dakordësie, krijohen grupe të vogla me ato vende me të cilët përpiqen që të ulin tonet apo që të afrojnë qëndrimet.
“Ndërkohë kemi të bëjmë me takimin e parë fizik mes krerëve të shteteve që prej shpërthimit të pandemisë dhe zakonisht çdo delegacion është i shoqëruar me 19 deri në 20 këshilltarë, kësaj radhe dhe numri i këtyre këshilltarëve është i ulur dhe kjo bën që ky samit të zgjasë më shumë. Pra është dhe pandemia ajo që po i zgjat dhe po i shtyn pak gjërat,” – u shpreh gazetari i Euronews Albania.
Lexoni gjithashtu:
Dita e tretë e samitit të BE-së, ende nuk ka dakordësi për planin e rimëkëmbjes nga COVID-19
Fondi i rimëkëmbjes, vazhdojnë dallimet mes vendeve të BE; Italia në udhëkryq
Paketa 750 miliardë euro për rimëkëmbjen pas pandemisë, ende mosmarrëveshje mes vendeve të BE-së
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta