Hamilton “mbret” në Hungari, britaniku arrin suksesin e 86-të në karrierë
Lews Hamilton arriti fitoren e dytë radhazi në këtë sezon të Formula 1. Piloti i Mercedes triumfoi ne garën e Hungarisë dhe mori menjëherë kreun e renditjes. Për britanikun kjo ishte fitorja e 86 në karrierën e tij dhe tashme e sheh veten shumë pranë rekordit të Michael Schumacer që numëron 91 suksese.
“Ishte një ndër garat e mia të preferuara. Arritëm të siguronim një sukses të rëndësishëm por kjo nuk do të ishte e mundur pa këtë ekip fantastik. Zhvilluam pit-stop-et në kohën e duhur, dhe kishim strategji të saktë. Dhe në fund ishte e përkryer”, tha ai.
Menjëherë pas Hamilton u renditën Max Vertapen me Red Bull dhe Valteri Bottas me Mercedes.
Sërish një fundjave zhgënjyese për Ferrarin që me sa duket është shumë larg rivaleve. Vetëm vendi i gjashtë për Sebastain Vettel ndërsa Carles Leclerc e mbylli në vendin e 11.
Gara e radhës do jetë ajo e Britanisë së madhe që do zhvillohet pas dy javësh
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)