11-vjeçarja në Prishtinë u abuzua për më shumë se 1 vit, thotë ministri Sveçla

5 Shtator 2022 | 16:32

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se 11-vjeçarja e dhunuar më 27 gusht në Prishtinë nga pesë persona, është dhunuar për më shumë se një vit.

Sveçla bëri me dije se autoritetet e sigurisë kanë dalë me këto informacione gjatë hetimeve që janë duke u kryer për rastin.

“Përgjatë hetimeve, kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë për një rast, fatkeqësisht nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të të miturës 11-vjeçare”, tha ai.

Sveçla i ka bërë thirrje kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, që të gjithë hetuesit policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve.

11-vjeçarja është përdhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht. Për pesë të dyshuarit, autoritetet në Kosovë kanë caktuar masën e paraburgimit prej nga një muaji për secilin.

Për rastin, më 30 gusht ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Një ditë pas dorëheqje ka dhënë edhe Ali Gashi, i cili ka udhëhequr Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026