Bërnabiç: S’ka marrëveshje të dytë për normalizim pa krijimin e Asosacionit

5 Shtator 2022 | 21:12

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë–Serbi me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Teksa po qëndron në veri të Kosovës, Bërnabiç është shprehur se nuk ka biseda për marrëveshje të dytë për normalizim, nëse nuk formohet Asosacioni.

Bërnabiç deklaroi se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialog, pasi sipas saj, Serbia mbetet e përkushtuar për një gjë të tillë.

“Nuk e di sa është e mundur, unë jam optimiste nga natyra, por ajo që është sigurisht më e rëndësishmja në këtë moment apo për një kohë të gjatë, siç e kam thënë, është komuniteti i komunave serbe. Themelimi i bashkësisë së komunave serbe është baza e marrëveshjes së Brukselit, të marrëveshjes së parë për normalizim dhe derisa të mos e kemi asociacionin e komunave serbe është e pamundur të diskutohet në marrëveshjen e dytë për normalizim”, tha ajo.

Bërnabiç u prit sot në Mitrovicë të Veriut, nga përfaqësues të Listës Serbe si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Gjatë vizitës pati edhe pankarta me shkrime përkrahëse, ku lexohej:”Derisa kemi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”.

Vizita e saj në komunat veriore të Kosovës vjen pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës që prej vitit 2011.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026