‘Dosja Trump’, një ekspert i specializuar do të analizojë dokumentet
Gjyqtarja federale Eileen Cannon ra dakord sot të caktojë një ekspert të posaçëm për të shqyrtuar dokumentet e sekuestruara nga FBI-ja gjatë një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida.
Ajo urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të pezullonte hetimin penal, por tha se do të lejonte zyrtarët e inteligjencës amerikane të vazhdonin të kryenin një vlerësim të dokumenteve, si dhe një vlerësim të dëmtimit të sigurisë kombëtare, raportoi Reuters.
Cannon i dha afat ekipit ligjor të Trump dhe Departamentit të Drejtësisë deri të premten për të paraqitur një listë të të nominuarve për ekspertë të specializuar.
Një ekspert i specializuar është një ekspert i pavarur, i cili mund të caktohet nga gjykata në çështje të ndjeshme për të pasur akses dhe për të shqyrtuar materialet e mbrojtura nga marrëdhënia avokat-klient. Qëllimi i angazhimit të tyre është të parandalojnë hetuesit që të trajtojnë dokumentet në mënyrë të papërshtatshme.
Trump ka akuzuar Departamentin e Drejtësisë se ka nisur një “gjueti shtrigash” kundër tij dhe avokatët e tij argumentojnë se emërimi i një pale të tretë të pavarur për të shqyrtuar materialin do të ishte një kontroll i rëndësishëm për qeverinë.
Trump është nën hetim për marrjen e dokumenteve qeveritare nga Shtëpia e Bardhë dhe pasi mandati i tij përfundoi në janar 2021, ai i mori dokumentet në shtëpinë e tij në pronën Mar-a-Lago në Palm Beach.
LEXONI GJITHASHTU:
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset