Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar në Elbasan, emër i njohur për Policinë
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan. Policia e Shtetit bën me dije se një 39-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në rrethana të paqarta.
“Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç”, njofton policia.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se viktima është Emiliano Ramazani, i cili është qëlluar për vdekje në mjetin tip “Ford Focus” me targa AA 945 DG. Sipas informacioneve të administruara nga grupi hetimor, rezulton se 39-vjeçari i vrarë në Elbasan, ishte i skeduar si person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Euronews Albania mëson se mjeti që po digjet në ullishte në fshatin Vidhas është tip “Volkswagen”, ndërsa targat e tij janë shpallur në kërkim si të vjedhura nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, rreth 10 ditë më parë.
Pas vrasjes së 39-vjeçarit, autorët e krimit dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Siç bën të ditur policia, personi/at i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.
Policia e Elbasanit menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe postblloqe, për të bërë të mundur identifikimin e më pas kapjen e autorëve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë vijon dokumentimi i provave që priten të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta