Ditmir Bushati kundër Luela Hajdaragës për ambasadore në Greqi

21 Korrik 2020 | 10:22

Komisioni parlamentar i  Politikës së Jashtme miratoi të martën kandidaturën e Luela Hajdaragës për ambasadore e Shqipërisë në Greqi. Mirëpo, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati doli kundër procedurës dhe kandidaturës së saj.

Ai deklaroi se sipas Kushtetutës duhet që Presidenti të shprehet për krijimin e vakancës, gjë që nuk ka ndodhur. Ish-ministri shtoi se në pozicionin e pretenduar duhet një eksperiencë e madhe në diplomaci.

“Kushtetuta imponon që të kemi një vakancë që të vazhdojë procedura e zëvendësimit. Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën. Pa u shprehur Presidenti me dekret, Komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador,” – tha Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm tha se për t’u bërë ambasador duhen nga 10 deri në 12 vjet përvojë në diplomaci, përvojë që sipas tij Luela Hajdaraga nuk e ka dhe me këtë “nuk po plotësohen kushtet e parashikuara në ligj”. Më pas Bushati kujtoi se ambasadorët shqiptarë në Athinë kanë qenë përgjithësisht “të profilit të lartë”.

“Ne i kemi vendosur marrëdhëniet diplomatike me Greqinë për herë të parë në 9 janar 1923, dhe Pandeli Vangjeli në atë kohë ministër të Jashtëm ka propozuar Mit’hat Frashërin. Të gjithë e dimë se Mit’hat Frashëri ishte një nga personalitetet më të spikatura të kohës. Rezulton që, të gjithë kandidatët për ambasadorë apo ata që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur brenda shërbimit të jashtëm ose kanë qenë njerëz të një profili shumë të lartë publik,” – tha Bushati. 

Ambasada shqiptare në Athinë është drejtuar nga viti 2017 prej Ardiana Hobdarit. Sipas ligjit mandati i ambasadorit është 3-vjeçar. Ambasadori emërohet ose lirohet nga detyra prej Presidentit, “jo më vonë se 30 ditë pas propozimit nga Kryeministri”.

Në fillim të muajit korrik ministri i Jashtëm Gent Cakaj i paraqiti kryeministrit Edi Rama propozimin për lirimin e Hobdarit nga detyra dhe emërimin si ambasadore të Luela Hajdaragës.

Ish-ministri Bushati kritikoi qasjen denigruese të mediave të cilat e raportuan si fakt të kryer largimin e Hobdarit me etiketime.

Diplomatja Hobdari u kërkua të shkarkohej edhe në shkurt të vitit 2019, pasi autoritetet greke konfiskuan 100 pasaporta shqiptare të porositura nga ambasada dhe që po transportoheshin me një linjë udhëtarësh Tiranë-Athinë.

 

Lexoni gjithashtu:

Cakaj kërkon largimin e ambasadores së Shqipërisë në Greqi, Ardiana Hobdari

Pushohet çështja e vjedhjes së pasaportave shqiptare në Greqi, ish-ambasadorja asnjë shkelje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026