Rruga e gjatë e shërimit, pacientët me COVID-19 tregojnë për efektet anësore të sëmundjes
Në fillim të pandemisë mjekët besonin se coronavirus shkaktonte vetëm sëmundje të mushkërive, por tanimë disa pacientë sikundër Peter në Danimarkë pas shërimit po vuajnë nga efektet anësore të sëmundjes.
“Nivelet infeksionit në trupin tim janë shumë të larta. Unë u diagnostikova me mpiksje gjaku, mpiksje më të vogla gjaku në të dyja mushkëritë. Dhe më pas pata probleme me frymëmarrjen”, tregon Peter Otto Hansen, nga Danimarka, ish-pacient i COVID-19.
“Mjekët nuk arritën të kuptonin përse unë kisha mpiksje gjaku apo të tjera komplikacione. Prandaj unë insistova, sepse unë jam një njeri që i shkoj gjërave në fund”, shton ai.
Studime të ndryshme ndërkombëtare kanë dëshmuar se pacientëve me COVID-19 u nevojiten disa muaj që të rimarrin energjinë e duhur.
“Është një sëmundje shumë komplekse. Ndryshon shumë. Pacientët mund të kenë vështirësi në frymëmarrje. Ata janë gjithashtu të lodhur. U flihet shumë gjumë më shumë se zakonisht. Kanë mungesë të aftësisë fizike dhe nuk mund të përqendrohen”, thotë profesori i sëmundjeve infektive, Jens Lundgren.
Një paciente shprehet se ajo ka humbur pothuajse gjysmën e flokëve aq sa u detyrua të mbaj paruke.
“Fillimisht kisha ethe dhe dhimbje, por nuk ishte ekstreme dhe tani është kjo situatë”, thotë Roya Moghaddas Hoffmeyer.
Shumë njerëz mendojnë se COVID-19 është një sëmundje e shkurtër dhe ka pak efekte afatgjatë, por ekspertët e shëndetit tanimë po bëjnë thirrje për më shumë mbështetje për ata që po përjetojnë një rrugë më të gjatë shërimi.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në