Penelope Cruz rikthehet në Festivalin e Filmit në Venecia
‘L’ immensita’ (‘Pafundësia’) është filmi që aktorja e njohur botërore Penelope Cruz prezanton në Festivalin e Filmit në Venecia, që mbyllet në 10 shtator.
Me regji të Emanuele Crialese, ‘L’ immensita’ është një nga pesë filmat italianë në garë për trofeun e ‘Luanit të Artë’.
Filmi shënon rikthimin e shumëpritur të Crialese në regji.
Penelope Cruz ndjeu se roli që regjisori kishte shkruar ishte shumë i mirë e nuk mund të refuzohej.
Aktorja u shpreh se gjatë xhirimeve u bazua në instinktet e saj të nënës.
“Kam luajtur shumë rolet e nënave dhe edhe kur isha shumë e vogël sii me Pedro (Almodovar), kam bërë shtatë filma dhe në pesë prej tyre isha nënë. Ai më ka parë gjithmonë si nënë. Dhe mendoj se nuk është rastësi, kam një instinkt shumë të fortë amësor dhe ndihem e magjepsur se çfarë ndodh brenda”, u shpreh aktorja.
Në filmin që sjell Romën në vitet 1970, Penelope Cruz luan në rolin e Clara, një nënë e ngecur në një martesë të palumtur për hir të fëmijëve të saj.
Kur vajza e madhe, Adriana 12-vjeçare refuzon identitetin e saj femëror dhe dëshiron të bëhet djalë, ekuilibri i brishtë familjar arrin pikën e thyerjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në