‘Ukraina’ në festivalin e Venecias, solidaritet me popullin e prekur nga lufta

8 Shtator 2022 | 10:06

Festivali më i vjetër i filmit në botë në Venecia këtë të enjte u distancua pak nga shkëlqimi i tij  për t’i përkushtuar një ditë Ukrainës, në mbështetje të artistëve vendi i të cilëve është shkatërruar nga lufta.

Por edhe një mesazh ndërgjegjësimi për situatën e vështirë në të cilën gjenden qytetarët ukrainas.

Shumë aktorë kanë shprehur solidaritet për Ukrainën në forma të ndryshme, Tilda Swinton ka lyer flokët me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Filmi “Freedom On Fire: Ukraina’s Fight for Freedom” u prezantua gjerësisht në festival. Realizuesit e tij u shfaqën para fotografëve me bluza ku shkruhej Lavdi për Ukrainën, lavdi për heronjtë.

Për eksperten Deborah Young, ndikimi i filmit shkon përtej thjesht argëtimit.

“Ju mund të shkoni në një festival filmi, mund të shihni një film për një vend, dhe nuk janë imazhet që ne  shohim në lajme çdo ditë në televizorët tanë, është diçka kaq personale dhe kaq e fortë. Ju jep  një qasje e ide  kaq të ndryshme për atë që po ndodh vërtet atje. Efekti i tij te heroina ose heroi, efekti tek njerëzit, krijon një lidhje emocionale. Unë besoj fuqimisht se filmi mund të ndryshojë botën”, u shpreh Deborah Young.

Festivali i filmit në Venecia do të vijojë deri më 10 shtator, kur juria e kryesuar nga Julianne Moore do të ndajë trofetë e  Luanit të Artë për filmat dhe aktorët më të mirë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026