Shpyllëzimi në masë, bota ka humbur 178 milionë hektarë pyje
Bota ka humbur 178 milionë hektarë pyje që prej vitit 1990, sipas një raporti të Organizatës për Ushqimin dhe Agrikulturën.
Shumica e shpyllëzimit është verifikuar në Afrikën Nën-Sahariane dhe Amerikën e Jugut, të ndjekura nga Azia jug-lindore që humbet çdo vit rreth 1 milion hektarë.
Miliona njerëz në mbarë botën varen nga pyjet për sigurinë ushqimore dhe jetëgjatësinë. Mbrojtja e pyjeve është gjithashtu jetike për ruajtjen e burimeve natyrore, pasi ato strehojnë biodiversitetin dhe ndihmojnë në zbutjen e impaktit të ndryshimeve të klimës.
Por ndërsa humbjet janë shqetësuese, vijnë edhe disa lajme të mira.
“Së pari, shpyllëzimi është një fenomen në rënie, që është një lajm i mirë. Por sërish po humbasim 4.7 milionë hektarë për pyll. Së dyti, zonat pyjore që janë vendosur nën mbrojtje ligjore po shtohen, duke arritur në fakt në 18 për qind të sipërfaqeve. Ky është një lajm i mirë sepse do të thotë se objektivi për biodiversitetin, që është mbrojtja e 17 për qind të ekosistemit tokësor, është arritur për pyjet”, thotë Anssi Pekkarinen, nga Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën.
Por për pyjet, që përmbajnë 75 për qind të llojeve të zogjve dhe 68 për qind të gjitarëve të tokës, mbetet jetike që njerëzit të ndryshojnë takt.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në