Ulen infektimet nga Covid-19, 171 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

8 Shtator 2022 | 19:17

Asnjë viktimë dhe 171 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 840 testime, 171 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, konkretisht janë infektuar 63 persona në Tiranë, 14 Vlorë, 10 Lushnje, 9 Durrës, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Dimal, nga 4 qytetarë në Shkodër, Elbasan, Gramsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Roskovec, Patos, Këlcyrë, Korçë, nga 2 qytetarë në Fier, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Vlorë, Kavajë, Mat, Selenicë, Përmet, Maliq, Berat, Skrapar.

Janë 1,698 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.

Janë shëruar 201 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,259 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                171

Të shëruar në 24 orë          201

Të shtruar në spitale             17

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     840

Testime totale                   1,968,459

Raste pozitive                      329,541

Raste të shëruara                  324,259

Raste Aktive                             1,698

Humbje jete                              3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    747

Shkodër                 171

Fier                         147

Elbasan                   142

Durrës                     120

Vlorë                         103

Korçë                       86

Gjirokastër                61

Berat                           51

Dibër                           41

Lezhë                          28

Kukës                           1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026