Këshilltarët e Scolz dhe Macron vizitojnë sot Kosovën e Serbinë
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë sot Prishtinën dhe Beogradin.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se qëllim i vizitës është të eksplorohen opsionet për përparim në dialog.
Ai ka thënë se janë planifikuar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandr Vuçiç.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një letre drejtuar Kurtit dhe Vuçiçit kanë bërë të ditur se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces.
Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit më 18 gusht, pas tensioneve në veri, por takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta