Meghan Markle larg kështjellës ku vdiq mbretëresha, ku ndodhet dukesha?

9 Shtator 2022 | 11:14

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë nderuar mbretëreshën Elisabeth II pas vdekjes së saj përmes një homazhi në faqen e tyre të Fondacionit Archewell.

Harry, 37 vjeç dhe Markle, 41 vjeç, shfaqën një ekran të zi me një mesazh të thjeshtë të shkruar me shkronja të bardha.

“Në kujtim të dashur të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II,” shkruhej në faqe, duke shtuar datat, “1926-2022”.

Harry u shfaq i trishtuar kur mbërriti veçmas nga të tjerët dhe disa orë pas vdekjes së mbretëreshës. Ai shkoi vetëm në kështjellë pasi Markle ishte në Gjermani duke promovuar Lojërat Invictus.

Megjithatë, ajo pritet të fluturojnë në Britani për funeralin së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore dhe liderët nga e gjithë bota.

Harry dhe Markle u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020 përpara se të transferoheshin në Kaliforni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026