11 viktima, mbytet anija në Brazil 

9 Shtator 2022 | 12:05

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë rezultuan të zhdukur, pasi një anije u mbyt në pjesën veriore të Brazilit, thanë zyrtarët.

Dje, skafi u largua nga ishulli Marajo në shtetin verior të Para dhe po shkonte drejt kryeqytetit të shtetit Belem, sipas një deklarate të Marinës braziliane, transmeton Reuters.

Një zyrtar i sigurisë publike i tha agjencisë britanike përmes e-mail-it se 63 njerëz ishin shpëtuar, 11 trupa ishin gjetur dhe se një kërkim ishte duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit e mbetur që besohet se ishin në bord.

Në një deklaratë nga shërbimi zjarrfikës, thuhet se anija nuk kishte autorizimin për të transportuar pasagjerë në rrugën ujore ndërqytetare dhe se e nisi udhëtimin nga një port ilegal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026