Kuleba: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë, por na duhen më shumë armë
Suksesi i një kundërofensive kundër Rusisë tregon se Ukraina mund të mposhtë forcat e Moskës, por Kievit i duhen më shumë armë nga partnerët e tij.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkruan Reuters.
Kuleba, duke folur në një konferencë për shtyp me homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, tha se disa aleatë fillimisht kishin hezituar të dërgonin armë, duke përmendur rrezikun e antagonizimit të Presidentit rus, Vladimir Putin.
“Tani, ne nuk po e dëgjojmë më këtë argument, ne kemi treguar se jemi të aftë të mposhtim ushtrinë ruse. Ne po e bëjmë këtë me armët që na janë dhënë,” tha ai.
Forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kyçe lindore të Ukrainës, pas një kundërofensive të suksesshme të ushtrisë ukrainase.
Zyrtarët ukrainas bënë të ditur se trupat e tyre hynë në Kupiansk, një qendër jetike e furnizimit për forcat ruse.
Ministria ruse e mbrojtjes tha më pas se trupat e saj janë tërhequr nga qyteti i Izyum për t’i lejuar ata “të rigrupohen”.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta