Dëmshpërblim për dëmet e luftës, Polonia kërkon Izraelin në negociatat me Gjermaninë
Polonia dëshiron të përfshijë Izraelin në procesin e negociatave me qeverinë gjermane për pagesën për humbjet dhe dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shkruan Euronews Serbia.
“Ne duam të zhvillojmë bisedime në Berlin dhe gjithashtu të ftojmë përfaqësues të Izraelit. Në fund të fundit, gjysma e viktimave nga Polonia ishin qytetarë me origjinë hebreje,” tha Morawiecki.
Morawiecki nuk përjashtoi mundësinë që Polonia mund t’i drejtohet gjykatave ndërkombëtare për këtë çështje.
Në fillim të muajit, qeveria e Polonisë tha se do t’i kërkonte Gjermanisë një dëmshpërblim prej 1,3 trilionë euro për shkak të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazist.
Shuma u njoftua në publikimin e një raporti mbi koston e viteve të pushtimit nazist gjerman. Rreth 30 historianë, ekonomistë dhe ekspertë të tjerë kanë punuar për dokumentin që nga viti 2017.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur