VIDEO | Portieri vrapon drejt tribunës për t’i shpëtuar jetën tifozit

11 Shtator 2022 | 12:23

Ndeshja mes Kadiz dhe Barcelonës, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, u ndërpre për disa minuta, pasi një tifoz në stadium u ndje keq, madje iu rrezikua edhe jeta.

Gjyqtari ndërpreu ndeshjen, teksa doktorët u munduan të shpëtonin tifozin që ndodhej në shkallët e stadiumit.

Portieri i Kadizit, Ledezma vrapoi drejt stolit dhe mori defibrilatorin. Më pas, ai vrapoi sërish drejt tribunës, për t’ia hedhur mjekëve.

Për të ndihmuar tifozin, shkuan në ndihmë të dy stafet mjekësore të skuadrave.

Ndeshja e mbyll me rezultatin e thellë 0-4 për ekipin e Barcelonës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026