Festivali i Venecias, Luani i artë i shkon filmit “Gjithë bukuria dhe gjakderdhja”

11 Shtator 2022 | 13:14

Festivali i Filmit në Venecia është mbyllur me çmimin Luani i Artë që i ka shkuar filmit “Gjithë bukuria dhe gjakderdhja”, e regjisores Laura Poitras.

Filmi është një dokumentar epik për fotografen Nana Goldin dhe aktivizmin e saj kundër një familjeje të fuqishme dhe lidhjeve të saj me botën e artit.

Aktorja më e mirë u shpall Cate Blanchett, e cila u vlerësua për performancën e saj në filmin e Todd Field, “TAR”, ku interpreton drejtuesen e një orkestre.

Aktori më i mirë u shpall ndërkohë Colin Farrell, për interpretimin e një burri që ka thyer miqësinë me shokun e tij të vjetër në “Shpirtrat e ishullit Inisherin”.

Juria i dha gjithashtu një çmim special filmit “Arinjtë nuk ekzistojnë”, që mban regjinë e artistit të burgosur iranian Jafar Panahi. Në korrik, regjisorit të njohur iu dhanë 6 vjet burg për një dënim të një dekade më parë, që nuk ishte zbatuar.

Urdhri erdhi në një kohë teksa qeveria në Republikën Islamike po përpiqet t’i mbyllë gojën kritikëve, teksa rritet pakënaqësia për gjendjen ekonomike dhe presioni politik.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026