164 viktima dhe rreth 6700 raste me COVID-19 në Kosovë
24 Korrik 2020 |
13:31
Kosova raportoi të premten 6 viktima, 213 të infektuar dhe 109 të shëruar të tjerë nga COVID-19.
Autoritetet thanë se viktimat kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
Prej nisjes së pandemisë së COVID-19, në Kosovë janë kryer 33,289 teste, prej nga ku janë diagnostikuar si të infektuar 6,680 persona.
Nga këta, 3,614 janë shëruar (55%), 164 kanë vdekur dhe 2,902 mbeten ende mbartës të virusit.
Kosova, bashkë me Shqipërinë, është ndër vendet që kryen më pak teste në rajon.
Në raport me popullsinë, Kosova kryen 18,600 teste për çdo 1 milionë banorë, ndërsa vdekshmëria nga COVID-19 ka shkuar në 91 vdekje për çdo 1 milionë banorë – pothuajse sa 2-fishi i vdekshmërisë në Shqipëri.
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta