Shqipëria mbetet korridor fitimprurës për grupet kriminale
Grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë të përfshira në aktivitete të jashtëligjshme në botë nga të cilat sigurohen edhe fitimet më të mëdha. Është ky përfundimi i arritur nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, në raportin me titullin “Tentakulat e Krimit Ndërkombëtar” që identifikon dhe analizon zonat problematike të krimit të organizuar në shkallë botërore.
Në 20 vitet e fundit, këto grupe kanë ngjitur shkallët e hierarkisë kriminale, me burra dhe djem nga vendet e Ballkanit Perëndimor që tanimë organizojnë trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga vendet e Amerikës Latine deri në kryeqytetet evropiane.
Trafikimi i kokainës qëndron në krye të listës së aktiviteteve më fitimprurëse për grupet kriminale ballkanase, sipas raportit, që tregon se këto grupe kriminale organizohen në mënyrë të zgjuar dhe dinamike, duke përdorur teknologjinë në avantazh të tyre.
Raporti vë në dukje se faktorët bazë që detyruan shumë persona të largoheshin nga vendet e tyre të origjinës, ekzistojnë edhe sot në Ballkan: mungesa e vendeve të punës, korrupsioni, mundësitë e pakta të përparimit, acarimi me qeveritë dhe hapat e ngadaltë në procesin e anëtarësimit në BE. Për sa kohë këto probleme nuk zgjidhen, raporti vëren se të rinjtë do të vijojnë të jenë të gatshëm të bëhen pjesë e rrugës së krimit.
Sa i takon Shqipërisë, raporti thotë se Deti Adriatik u kthye në një korridor fitimprurës për në lindje për grupet kriminale italiane, falë zonës së lirë ekonomike të krijuar nga qeveria shqiptare që shërbente si pikë tranziti për kontrabandën e cigareve nga Shtetet e Bashkuara.
Qeveria, madje siguroi lidhje me rrjete ndërkombëtare, duke thithur edhe valutë të huaj, shkruhet në raport, duke i hapur rrugë të ashtuquajturit “korridorit ballkanik” që do të shfrytëzohej për aktivitete kriminale për vite me radhë.
Në përfundim të tij, raporti bën thirrje për bashkëpunim të efektshëm për të identifikuar dhe konfiskuar pasuritë e vëna në mënyrë kriminale, ndërsa ngre edhe shqetësimin se grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor po plotësojnë nevojat e tregjeve të paligjshme në Evropën Perëndimore.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta