Java e parafundit e Superligës, skuadrat në pritje të verdikteve përfundimtare të kampionatit
Java e 35-të e gjen Kategorinë Superiore pa shumë për të thënë. Me Tiranën e shpallur matematikisht kampion dhe me Luftëtarin dhe Flamurtarin të rënë prej kohësh nga kategoria mbetën shumë pak gjëra për t’u përcaktuar.
Laçi dhe Teuta do vazhdojnë luftën në distancë për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm. Kurbinasit do presin në shtëpi Tiranën që tani nuk ka më pretendime ndërkohë që durrsakët luajnë përballë Flamurtarit që gjithashtu nuk lufton për asgjë.
Në garë është edhe Skënderbeu që ende është në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Federale Zvicerane. Korçarët do luajnë përballë Kukësit.
Ndërkohë që akoma nuk është përcaktuar skuadra që do të luajë ndeshjen play out.
Sipas renditjes 3 janë ekipet që rrezikojnë; Vllaniza, Partizani dhe Byslis. Ballshiotët pritet që të kenë një ndeshje të lehtë përballë Luftëtarit ndërkohë që Partizani dhe Vllaznia do kenë një përballje direkte mes tyre. Të gjitha takimet e javës së 35 të Superligës do të luhen të premten.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta