Të mbijetuarit i gëzohen çlirimit të disa fshatrave nga pushtimi rus
Teksa trupat ukrainase po çlirojnë fshatrat, njerëzit që kaluan muaj të tërë nën pushtimin rus tregojnë histori të ngjashme me ato të gjyshërve të tyre pas Luftës II Botërore, kur trupat ruse çliruan Evropën Lindore.
Rusët mbërritën më 29 mars në Novovoznesenke. Ato që nuk shkatërruan, i vodhën – thotë një grua, përfshirë lugët, pirunjtë dhe këpucët e pensionistëve.
Që nga fillimi i luftës, shumë histori qarkullojnë në media për mizorinë dhe plaçkitjen. Në Zalizniçne, i çliruar së fundmi, njerëzit janë të lumtur të shohin ushtarët ukrainas të qarkullojnë në fshat.
“Ende s’më besohet që ata kanë ikur dhe kemi lënë pas periudhën e vdekjeve”, thotë një burrë.
Trupat ruse u tërhoqën nga zona të dielën, pas një kundërofensive të forcave të Kievit.
“Rusët ishin këtu në mëngjes. Më pas, në mesditë, papritur filluan të largoheshin, duke hipur në tanke dhe autoblinda”, thotë një tjetër.
Fshati Zalizniçne është pa energji elektrike për momentin dhe njerëzit kanë frikë se si do të përballojnë dimrin që po afron.
Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës
Koreja e Veriut zbulon shkatërruesin e ri, sinjalizon zgjerimin e fuqisë detare të mbështetur nga armët bërthamore
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon