Opozita e bashkuar: Bie maska e Edi Ramës, akoma s’e ka pranuar hapjen e plotë të listave
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në një komunikim me gazetarët folën për hapjen 100% të listave zgjedhore.
Ata u shprehën se këtë ide akoma nuk e ka pranuar kryeministri, ndërsa kjo sipas tyre do të thotë se synimi i z. Rama për ndryshimet kushtetuese nuk është hapja e tyre, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Për opozitën e bashkuar hapja e listave për Ramën është lojë vetëm që të ndryshojë kushtetutën dhe të dëmtojë opozitën.
“Opozita e Bashkuar ka bërë një hap të madh përpara për të arritur konsensus mes të gjitha forcave politike për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Opozita ka propozuar dje që palët të bien dakord për të hapur listat 100%, pa kufizime, duke mbajtur në fuqi koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve, siç është aktualisht në fuqi. Ky është një qëndrimi i përhershëm i opozitës. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të bërë një diskutim transparent dhe gjithëpërfshirës për gjithçka në lidhje me zgjedhjet.
E kemi bërë të qartë që nga fillimi që prioriteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i Opozitës së Bashkuar, është garantimi i votës së lirë të qytetarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse çdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa reshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurrojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion. Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutës që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor” tha Bardhi.
Sipas opozitës së bashkuar, për kryeministrin Edi Rama nuk ka rëndësi vota e qytetarëve, por mbajtja e pushtetit përmes metodave abuzive.
Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se, propozimi i djeshëm për hapjen e listave, ka bërë që Edi Ramës t’i bjerë maska dhe alibia se ai me të vërtetë e mbështeste këtë ide.
Ai thotë se heshtja për këtë qasje, fakton se shefi i mazhorancës nuk ka vullnetin që listat të hapen, e ku qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin kandidatët, të cilët do t’i përfaqësonin denjësisht në Kuvendin e Shqipërisë.
“Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar. Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
Tani, që ne propozuam zyrtarisht në këshill hapjen e tyre 100% për t’u dhënë më shumë zë dhe kontroll juve, Ramës i iku gjuha dhe akoma nuk e ka pranuar hapjen e listave për të cilën ka ditë qe cicëronte si bilbili. Ai tani doli zbuluar para juve të gjithëve, para partnereve si mashtruesi dhe frikacaku më i madh!. Tani e shohin të gjithë se edhe hapja e listave për Ramën ishte lojë vetëm që të ndryshojë kushtetutën dhe të dëmtoje koalicionin opozitar. Por as ai, dhe askush tjetër nuk do ta mbaje peng vendin dhe njerëzit që duan ditë më të mira për familjen e tyre. Bardhi: Edi Rama po sillet si humbës. Vetëm humbësi ndryshon rregullat e lojës”, tha Bardhi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi të premten vendimin se opozita e bashkuar mbështet hapjen e plotë të listave, me kushtin që të mos preken koalicionet parazgjedhore.
“Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim do shtrohet sot në Këshillin Politik”, deklaroi kreu i PD”, tha dje Basha.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Propozimi i Bashës gjysmë-pozitiv, hapja e listave thelbi i ndryshimeve kushtetuese
Basha mbështet hapjen e listave zgjedhore 100% me kushtin që koalicionet të mos ndalohen
Yuri Kim tjetër mesazh për drejtësinë: S’do jetë e përsosur, por e nevojshme për të ecur përpara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta