Dialogu Kosovë-Serbi, Krasniqi: Mungon konsensusi, duhet të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

26 Korrik 2020 | 12:20

Emërimi i Skënder Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun vetëm dy ditë takimit në Bruksel dhe mospërkrahja nga partnerët e koalicionit qeverisës, po shihet si dobësim i pozitës së Kosovës në këtë proces.

Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se mbetet shqetësues fakti se Hyseni u emërua vetëm dy ditë para se të zhvillohet takimi, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e tij për tu përgatitur për këtë takim.

Krasniqi thotë se edhe në të kaluarën ka pasur procese të cilat kanë filluar në nivel më të lartë politik me kryeministër e presidentë, por pastaj diskutimet kanë derivuar në nivel më teknik nga ekspertët.

Duke qenë se emërimi i koordinatorit u prit me skepticizëm nga partitë politike në vend, përfshi edhe ato pjesë e koalicionit qeverisës, Krasniqi thotë se do të ishte dashur të kishte një dakordim paraprakisht për këtë çështje.

Një marrëveshje përfundimtare siç po propagandohet nga krerët e institucioneve vendore, Krasniqi thotë se ka kuptim vetëm atëherë kur flitet për njohje reciproke. E për arritjen e një marrëveshje të tillë, ajo e sheh të domosdoshëm edhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026