Lojtari 1 miliard €, Barcelona ‘blindon’ 18-vjeçarin Pablo Paez Gavira
Barcelona njoftoi të mërkurën se Pablo Paez Gavira, i njohur si “Gavi”, ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në 30 qershor të vitit 2026.
Njoftimi është bërë përmes një postimi në profilin e ekipit katalanas në rrjetin social Twitter, shoqëruar me citimin e lojtarit që thoshte: “Zemra më rreh për shtëpinë time”.
Klauzola e lirimit të Gavit tashmë kushton plot 1 miliard euro. Mesfushori 18-vjeçar është një lojtar i rëndësishëm si për Barcelonën edhe për Spanjën. Ai është grumbulluar 10 herë për ekipin kombëtar që nga debutimi në vitin 2021.
Gavi doli në skenë atë vit me nismë të trajnerit Ronald Koeman, që e promovoi atë nga ekipi i të rinjve tek ai i të rriturve.
Ekipi katalanas do ta celebrojë unionin me djaloshin e ri me një event të hapur për publikun që do të mbahet të enjten në “Spotify Camp Nou”.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan