Përpjekje për vaksinën anti COVID-19, në SHBA nis faza e tretë e testimit, 30.000 vullnetarë të përfshirë

28 Korrik 2020 | 06:44

Duke mbajtur maskë në fytyrë, presidenti amerikan Donald Trump ishte vetë i pranishëm në një nga vendet ku është duke u testuar një vaksinë e mundshme anti COVID-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po financojnë shuma të konsiderueshme parash pas disa programeve dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë shpreson që një rezultat i suksesshëm do të arrihet në fund të vitit.

Faza tretë e testimit klinik të vaksinës sapo ka nisur nga kompania e bioteknologjisë me bazë në Massachusetts Moderna.

Me më shumë se rreth 30.000 vullnetarë të përfshirë, kjo është prova më e madhe studimore e vaksinës anti COVID-19. SHBA ka më shumë se 4.2 milionë raste të konfirmuara me coronavirus dhe shumë nga vullnetarët po merren nga zonat ku janë vatrat më aktive të virusit.

Por edhe në shumë shtete të botës vijon gara për të zbuluar sa më shpejt vaksinën. Në Universitetin e Oxford, dy fazat e para të testimit u zhvilluan njëkohësisht në prill në jug të Anglisë, kur siguria dhe përgjigjet imune u vëzhguan në më shumë se 1 mijë vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç.

Vaksina tanimë është në fazën e tretë dhe të fundit të testimit edhe në Brazil, sfidë e ndërmarrë nga Universiteti në Sao Paolo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026