Kërkohej në Itali për 23 vjedhje, arrestohet shqiptari në Spanjë

15 Shtator 2022 | 11:05

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Spanjë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptari kërkohej nga Itali, pasi dyshohet  se është autor i 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Milanos dhe Lodit.

Ngjarja u raportua nga agjencia Efe duke cituar një deklaratë të policisë.

“Burri u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai po hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. Hetuesit besojnë se i dyshuari ishte pjesë e një bande kriminale, e aftë për të grumbulluar para, bizhuteri dhe veshje luksoze. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.”- thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026