Rusët ‘shpëtojnë’ Turqinë, turistët e ndihmojnë të përballojë inflacionin
Turizmi në Turqi po rimëkëmbet pas dy vitesh të vështira për shkak të pandemisë.
Vizitorët e huaj janë burimi kryesor i të ardhurave në restorantin e peshkut të Niko Valdes, i cili ndodhet në bregun e Bosforit në Stamboll. Por këtë vit ai po përballet mes disa sfida.
“Për kartat e kreditit kemi problem të madh. Rusët që vijnë në restorant kanë karta krediti, kemi pajisjen por nuk funksionon. Nuk është dicka e këndshme, unë nuk jam I lumtur, klientët e mi nuk janë të lumtur. Për rusët është e vështirë”, u shpreh ai.
Çdo biznes që mund të marrë Turqia është jetik për ekonominë e saj të vështirë, e cila tani po përballet me një normë zyrtare inflacioni në më shumë se 80 përqind.
Kjo ka vënë në presion të madh popullaritetin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ekonomisti Can Selcuki tha se të ardhurat nga turizmi janë veçanërisht të rëndësishme këtë sezon pasi Erdogan do të përballet me zgjedhjet e tij më të vështira vitin e ardhshëm. Statistikat e qeverisë thonë se Rusia ishte burimi i dytë më i madh për sektorin kyç të turizmit të Turqisë me afro 2.2 milionë njerëz që e vizituan në 7 muajt e parë”, thotë Can Selcuki, ekonomist.
LEXONI GJITHASHTU
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin