Në Libi, çmimi 3 lek për litër josh kontrabanduesit e karburanteve
Pjesa dërrmuese e naftës së kapur kontrabandë në Mesdhe ka si origjinë Libinë dhe Sirinë, që të dyja vendet që ndodhen nën regjimin e embargove të OKB-së dhe të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vendeve të tjera perëndimore.
Nafta siriane ka si destinacion vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht Egjiptin, ndërsa karburantet e kontrabanduara nga Libi synojnë vendet e BE-së, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Aktualisht, një litër naftë në Libi varion nga 3 deri në 4 lek, ndërsa me shumicë çmimi zbret edhe më poshtë. Çmimi josh kontrabanduesit, mes të cilëve edhe nga Shqipëria. Kjo provohet nga kapja e javëve të fundit të dy dërgesave me një total prej 700 mijë litrash. Në të dyja rastet anijet janë mbushur në portet libiane.
Portet kryesore ku furnizohen kontrabandistët janë në lindje të vendit afrikan, ku kontrolli i qeverisë qendrore të Tripolit është thuajse inekzistent. Porti kryesor i përdorur prej tyre është ai i Marsa el Hariga për të lundruar më pas drejtpërdrejt në Shqipëri, ose me tranzit në portet e Maltës.
Libia ndodhet prej rrëzimit të Muamer Gadafit në konflikt të armatosur e trazira. Në 2020 u nënshkrua një armëpushim, por situata mbetet e tensionuar prej milicive lokale e fisnore, sidomos në lindje të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar