Putin takohet me presidentin kinez, diskutohet për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shpërndau medalje për disa nga ushtarët të cilët javën e kaluar rimorën qytetin e Balakliya nga forcat ruse.
Sipas presidentit Kundërofensiva e Ukrainës vazhdon të fitojë – rreth 8,000 km katrorë janë çliruar deri më tani, me sa duket të gjitha në rajonin veri-lindor të Kharkiv.
Por fitorja nuk është pa kosto – dëmi nga konflikti është shumë i qartë. Zelenskyy thotë se gjithçka ka nevojë për restaurim.
Zyra e tij publikoi një foto ku u tha se një sulm rus me 8 raketa goditi një sistem hidraulik në qytetin e Kryvyi Rih. Tashmë ekziston frika e përmbytjeve në zonë.
Zëdhënësi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë nga ana tjetër pretendon se trupat e Moskës kryen “sulme masive” në rajonin lindor të Kharkiv .
Por ata synuan kryesisht pozicionet ushtarake. Ai tha se 150 ushtarë ukrainas u “vranë dhe u plagosën”.
Ndërkohë, presidenti Vladimir Putin do të diskutojë luftën në Ukrainë me udhëheqësin e Kinës Xi Jinping. Homologët do të takohen në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand. Deri më tani, Kina ka refuzuar të sanksionojë e të kritikojë aksionin e Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola