Java e fundit e Superligës, Skënderbeu përballet me Partizanin, Tirana do ta mbyllë me fitore

28 Korrik 2020 | 18:01

Të mërkurën do të luhet edhe java e fundit e Kategorisë Superiore. Ndeshja që spikat më shumë do jetë ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit. Tashmë nuk ka mbetur asgjë për t’u përcaktuar por emrat që do zbresin në fushën e lojës premtojnë spektakël.

Skënderbeu kërkon ta mbyllë me fitore këtë sezon që ka qenë me shumë ulje-ngritje. Trajneri i korçareve Ilir Daja foli në lidhje me zërat që e çojnë atë në stolin e partizanit sezonin tjetër.Tekniku nuk e mohoi mundësinë e kalimit te të kuqtë.  

“Unë nesër do të drejtoj skuadrën bardhë e kuqe, fanellën e kuqe e kam kundërshtare. Më vonë do mësohet se ku do jetë Ilir Daja në sezonin e ardhshëm”, tha Daja.

Ndërkohë që Tirana luan ndeshjen e fundit përballë Bylist. Bardheblutë do kërkojnë një fitore morali përballë Ballshiotëve. Trajneri Emanuel Egbo i cili ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për faktin se në një intervistë për mediat e huaja u shpreh se ndaj tij ka patuar kore racizmi e cilësoi këtë si një keqkuptim.

“Nuk kam thënë që në Shqipëri ka racizëm, por kam thënë që në vitet e para kur erdha këtu ka pasur raste të tilla pasi Shqipëria sapo kishte dalë nga komunizmi. Tani ka shumë ndryshim nuk bëhet fjalë”, tha ai.

Ndërkohë që në takimet e tjera bie të sy ndeshja mes Teutës dhe Laçit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026