Ballkani i pafat në Europa League, Lazio dështon në Danimarkë
Ballkani nuk ia ka dalë dot të marrë një rezultat pozitiv në përballjen me Slavian e Prahës të luajtur në Çeki, ku u mposht me rezultatin 3-2.
Skuadra e teknikut Ilir Daja zhvilloi një ndeshje të mirë, ku mundi të kalonte dy herë në avantazh. Ish-lojtari Ii Skënderbeut, Peter Olainka ishte heroi i çekëve duke shënuar një gol dhe asistuar në rrjetën e tretë.
Me këtë humbje Ballkani renditet i fundit në grupin G me 1 pikë, ndërkohë që Slavia e Pragës dhe Sivasspor kanë grumbulluar nga 4 pikë.
Në anën tjetër në Europa League, Manchester United ka marrë fitoren duke mposhtur Sherifin në Moldavi, ku njëri prej golave u shënua nga Ronaldo. Portugezi shënoi golin numër 699 për klube në karrierë.
Skuadra e Mourinhos, Roma fitoi pastër me rezultat 3-0 ndaj Helsinkit, me golat e Dibalës, Pelegrinit dhe Belotit.
Fitorja më e thellë ishte ajo e finalistëve të vitit të shkuar të Conference League, Fejnord, të cilët mposhtën Sturm Grazin 6-0. Në po të njëjtin grup, Lazio u mposht me rezultatin e thellë 5-1 nga Midytiland.
LEXONI GJITHASHTU
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin