Financimet ruse, pritet publikimi i të tjera dosjeve nga inteligjenca amerikane
Raporti i Inteligjencës amerikane për financimet ruse shkaktoi zhurmë edhe në Itali ku partitë politike janë në fushatë zgjedhore.
I ndodhur edhe në presionin e mediave, kryeministri në largim Mario Draghi ka telefonuar sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, të cilin e ka pyetur nëse në listën e inteligjencës ka parti apo politikanë italianë të financuar nga Moska. Gazetarja e Euronews Giorgia Orlandi raporton se në ditët në vijim mund të publikohen të tjera dosje.
Konfirmohet edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit se Mario Draghi pati një telefonatë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, një telefonatë e rëndësishme ku pas raportimeve në media, Draghi e ka pyetur Blinken nëse ka parti politike italiane apo politikanë që janë financuar nga Moska.
Telefonata vjen pas publikimit të dosjes se inteligjencës amerikane ku konfirmohet se Moska ka financuar 300 milionë dollar për partitë në mbi 20 vendet të huaja. Blinken është përgjigjur se partitë politike italiane nuk janë pjesë e listës por kjo çështje vjen në kohën kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet në Itali.
Ka edhe hetime për lidhjet e mundshme mes Lega Nord e Matteo Salvinit dhe Moskës, financime të mundshme, hetime që janë drejt arkivimit.
Salvini ka thënë se nuk ka marrë kurrë financime nga Moska, të njëjtin qëndrim kanë edhe partia ‘Vëllezërit e Italisë’ drejtuar nga Giorgia Meloni.
Fushata për momentin duket se nuk është prekur nga provat e mundshme për financimet ruse por mediat raportojnë se dosje të tjera mund të publikohen javët e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)