Biletat për ndeshjen e fundit të Federerit deri në 68 mijë euro
Biletat për ndeshjen e fundit të Roger Federer në Laver Cup arritën një çmim prej 68 mijë eurosh, raportojnë mediat britanike.
Zvicerani tha dje se do të tërhiqet pas turneut në Londër, ku do të luajë në skuadrën evropiane me Novak Gjokoviç dhe Andy Marie, ndërsa paraqitja e Rafael Nadal është e pasigurt.
Siç raportojnë mediat britanike, biletat për ndeshjet e Laver Cup, të cilat zhvillohen nga data 23 deri më 25 shtator, po rishiten në faqen e njohur të rishitjes së biletave “Stubhub” me një çmim që ka arritur në 68 mijë euro.
Këto janë biletat më të mira dhe më të shtrenjta dhe ato më të lirat kushtojnë aktualisht 2400 euro.
Pas lëndimeve të shumta, Roger Federer vendosi t’i japë fund karrierës së tij gjatë së cilës fitoi 103 trofe, 20 prej të cilëve ishin Grand Slam.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta