Kursimi i energjisë elektrike, qeveria greke nxit reduktim në mënyrë vullnetare
Qeveria greke po përpiqet të japë një shembull pozitiv për kursimin e energjisë, përmes enteve publike. Institucionet mund të vendosin vetë për masën e reduktimit të konsumit me 10 për qind dhe duhet të caktojnë një oficer për mbikëqyrjen e implementimit të kësaj mase.
“Ne kemi vendosur të reduktojmë temperaturën në pishinë në minimumin e lejuar nga ligji grek, në 26 gradë. Në çdo ndërtesë bashkiake, ajri i kondicionuar do të vendoset në 27 gradë në verë dhe 19 në dimër. Në shkolla, temperatura e ngrohjes do të ulet me 1 shkallë për të kursyer 10% të konsumit të energjisë. Ndërsa në çdo qendër sportive, dritat do të fiken në orën 22”, thotë Frangiskos Kontorousis, oficer energjie, Bashkia Ellinikon-Argyroupoli.
Komuna Helinikon-Argjiropoli ka zëvendësuar tashmë ndriçimet në rrugë me llampa LED, duke kursyer 4 mijë megavat në vit. Autoritetet kanë rinovuar gjithashtu bashkinë e lokalitetit dhe shkollat fillore të tij, pikërsisht për të kursyer. Ndaj, idetë si ajo për të fikur të gjitha dritat gjatë orëve të natës janë jashtë diskutimit.
“Ideja për të fikur dritat në qytetet greke nuk ka asnjë kuptim. Së pari për arsye sigurie dhe mbrojtje nga kriminaliteti. Në çdo rast, qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë taksat bashkisë dhe presin të kenë një lloj cilësie në jetesën e tyre. Ne nuk mund ta zhvlerësojmë standardin e jetesës për shkak të politikave të palëve të treta. Ajo që do të bëjmë është reduktimi i volumit të ndriçimit gjatë orëve të natës. Nuk ka nevojë për dritë të fortë në 3, 4 apo 5 të mëngjesit, në rrugët ku nuk ka trafik. Ndaj, këtë do të bëjmë”, shprehet Giannis Konstantatos, kryetar i Bashkisë së Ellinikon-Argyroupoli.
Institucionet publike që do ta reduktojnë konsumin do të shpërblehen me fonde shtesë, ndërsa ato që nuk do ta bëjnë do të paguajnë një kosto më të lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta