PS-ja pranon ftesën e opozitës së bashkuar, Këshilli Politik mblidhet sot në orën 18:00

29 Korrik 2020 | 12:42

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje opozitës së bashkuar, e cila theksoi se është e gatshme të ulet në tryezë për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

Teksa shpalos disa propozime që sipas tij kanë për qëllim arritjen e konsensusit, z. Gjiknuri me anë të një email-i ka konfirmuar prezencën në mbledhjen e sotme, e parashikuar të mbahet në orën 18:00.

“Duke marrë në konsideratë shqetësimet tuaja që lidhen me kërkesën për hapje 100% të listave dhe mospengimin e koalicioneve parazgjedhore, mazhoranca në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik ofroi një propozim konsensusi sa vijon:

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese të cilat edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin më pas të këtyre amendimeve kushtetuese në ligjin elektoral përmes një procesi diskutimi në Këshillin Politik.

3. Përsa i takon shqetësimit të opozitës jashtëparlamentare për çështjen e modaliteteve të krijimit dhe regjistrimit të kandidatëve nga koalicionet parazgjedhore, kjo është një çështje që përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Në fazën e ndërhyrjes në Kod, përveç ekspertizës që do të merret nga ODIHR, të shqyrtohen të gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/ hollandez dhe belg. Gjithashtu, të hulumtohet çdo model i një vendi të OSBE që aplikon sistem proporcional rajonal me lista të hapura si ky që ka Shqipëria”, thuhet në përgjigjen e Damian Gjiknurit.

Në përgjigjen drejtuar opozitës së bashkuar, përfaqësuesi i PS-së rikujton se amendamentet e reja kushtetuese nuk ndalojnë hapjen e listave dhe as koalicionet parazgjedhore. Sipas tij, e gjithë çështja qëndron tek zgjedhja e një modeli që kanë vendet e BE-së, e të cilat aplikojnë sistemin proporcional rajonal me lista të hapura, siç pretendon ta ketë Shqipëria. 

“Ekspertët, në opinionin tanimë të bërë publik konstatuan se amendamentet nuk pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve ashtu sikurse nuk pengojnë grupimin në koalicione parazgjedhore. Sipas ekspertëve, modalitetet e përcaktimit të nivelit të hapjes së listave nga 2/3 deri në 3/3 dhe modalitetet e grupimit të partive në koalicione parazgjedhore, e regjistrimit të kandidatëve duhen përcaktuar në Kodin Zgjedhor”, thekson Gjiknuri. 

Lexoni gjithashtu: 

Opozita fton socialistët të vijohet dialogu në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese

”Boronicat e arta”, Balla akuza Bashës dhe Shkëlzen Berishës, kërkon hetime nga SPAK

Rama i qartë me opozitën jashtëparlamentare: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave

PD-ja i përgjigjet Ramës: Pro listave të hapura, heqja e koalicioneve hall i tij dhe i krimit

Presidenti Meta apel që të anulohet 30 korriku: PS të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme të kushtetutës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026