Shtetrrethimi në Belgjikë, bizneset nisin të vuajnë pasojat
Bllokadë, karantinë dhe tani shtetrrethim. Nga ora 11 e 30 e natës deri në 6 të mëngjesit, qytetarët në Antverp të Belgjikës janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
Në restorante, kuzhinat kanë rënë në heshtje pas këtij lajmi.
“Nuk vjen askush. Sot shërbyem vetëm 2 vetë. Në mbrëmje do ta mbyllim sepse nuk është askush. Kemi më shumë anulime se rezervime”, thotë Patric Verheire, kuzhinier restoranti.
Sektori në fjalë ka qenë ndër më të goditurit nga COVID-19 dhe shumë subjekte thonë se nuk do t’i mbijetojnë, pavarësisht investimit në masast mbrojtëse.
Por me gjysmën e infektimeve të reja të Belgjikës të fokusuara në Antverp, qytetarët kanë nisur të kuptojnë rëndësinë e masave.
“Ata kanë frikë se njerëzit do të pijnë dhe do të grumbullohen gjatë orëve të natës. Unë e kuptoj që autoritetet po përpiqen të marrin një masë të vogël në vend të një radikale”, shprehet Martina, Martina, turiste nga Holanda.
Ndërkohë, një fushatë e ndërmarrë nga sektori i shërbimeve kërkon veprim ligjor ndaj kreut të epidemiologjisë në Belgjikë, që u rekomandonte njerëzve të mos vizitojnë Antverpin.
“Që prej mesazhit të tij, Antverpi është kthyer në një qytet fantazmë, të gjitha restorantet janë bosh. Po ashtu dhe baret. Është gjynah që ky mesazh ishte kaq i drejtpërdrejtë”, deklaron aktivisti Johan Tisson.
Nga ana e tij, shefi i epidemiologjisë, Marc van Ranst ka reaguar në Twitter duke thënë se prioritet është kontrolli i virusit dhe shmangia e bllokadës.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në