Financimet ruse, pritet publikimi i të tjera dosjeve nga Inteligjenca Amerikane

17 Shtator 2022 | 21:55

Raporti i Inteligjencës Amerikane për financimet ruse shkaktoi zhurmë edhe në Itali ku partitë politike janë në fushatë zgjedhore.

I ndodhur edhe në presionin e mediave, kryeministri në largim Mario Draghi ka telefonuar sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, të cilin e ka pyetur nëse në listën e inteligjencës ka parti apo politikanë italianë të financuar nga Moska.

Gazetarja e Euronews Giorgia Orlandi raporton se në ditwt në vijim mund të publikohen të tjera dosje.

Konfirmohet edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit se Mario Draghi  pati njw telefonatë me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, një telefonatë e rëndësishme ku pas raportimeve në media, Draghi e ka pyetur Blinken nëse ka parti politike italiane  apo politikanë që janë financuar nga Moska.

Telefonata vjen pas publikimit të dosjes se inteligjencës amerikane  ku konfirmohet se Moska ka financuar 300 milionë dollar për partitë në mbi 20 vendet të huaja. Blinken është përgjigjur  se partitë politike italiane nuk janë pjesë e listës por kjo cështje vjen në kohën kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet në Itali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026