Protesta në Iran pas vrasjes së 22-vjeçares që s’kishte veshur siç duhet shaminë
Irani është përfshirë nga protestat pasi 22-vjeçarja Mahsa Amin u rrah për vdekje, disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet shaminë e saj.
Qindra protestues u mblodhën të dielën rreth Universitetit të Teheranit, duke thirrur “Grua, Jetë, Liri”, sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale.
Policia hodhi poshtë dyshimet e mediave sociale se ajo ishte rrahur, duke thënë se e reja u sëmur, teksa qëndronte me gratë e tjera në burg, shkruan Reuters.
Veshja e shamisë (Hixhabi) është i detyrueshëm për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mbështetur një qëndrim më të butë ndaj grave që nuk respektojnë kodin zyrtar të veshjes.
Por linjat e ashpra kanë bërë thirrje për ndëshkim të ashpër dhe madje edhe kamxhik, duke argumentuar se nëse gratë tregojnë flokët e tyre kjo çon në prishje të moralit dhe shpërbërje të familjeve.
LEXONI GJITHASHTU
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë