FOTO | Kush është 19-vjeçari i ekzekutuar në Shkodër
Euronews Albania ka siguruar foton e Erjon Xhenjes, 19-vjeçarit i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Shkodër.
I riu i shërbente fermës dhe kuajve të Asmer Bilalit, një emër shumë i njohur në botën e krimit në qytetin verior.
Vrasja mendohet të jetë vazhdimësi e rivalitetit mes bandës së dy fiseve, Bajri dhe Lici.
Në lagjen “Zooteknike”, është gjetur i djegur në afërsi të portës së familjes Lici, motori që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Xhenje u ekzekutua me breshëri plumbash, në brendësi të një lokali në lagjen “Kiras”.
Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.
Erjon Xhenje pati një bisedë me të atin, rreth dy orë para se të ndodhte vrasja. Babai i kërkoi atij që të shkonte në shtëpi, pasi ishte errësuar.
I ati po shkonte në drejtim të Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, por diçka e ka penguar dhe është kthyer në banesë. Më pas, është informuar për ngjarjen e rëndë ku i biri ka mbetur i vdekur.
Gjatë komunikimit të tij me efetivë të policisë, babai u shpreh se djali i tij nuk kishte konflikte , por problemet i kishte nga kurshërinjtë e tij.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset