Aida Hajnaj emërohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Aida Hajnaj është zgjedhur zyrtarisht drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i mbledhur ditën e sotme emëroi unanimisht drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit znj. Aida Hajnaj.
Pas përzgjedhjes dhe verifikimit nga Komisioni përkatës në Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK), kjo strukturë, i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e zëvendësdrejtores së përgjithshme e Policisë së Shtetit e cila u emërua sot nga KLP për të drejtuar një prej institucioneve më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit.
Aida Hajnaj Veizaj ka një eksperiencë të gjatë në polici. Ajo u prezantua nga drejtori i përgjithshëm si zëvendëse e tij më 15 shkurt të vitit 2018.
Hajnaj erdhi në këtë pozicion pas detyrës që mbante si drejtuese e Drejtorisë për kufirin dhe Migracionin e emëruar nga ministri i atëhershëm Fatmir Xhafaj. Në karrierën e saj Aida Hajnaj Veizaj ka ushtruar detyrën e shefes së sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme
Aida Hajnaj Veizaj e kaloi vetingun e policisë së shtetit më 21 shkurt të këtij viti ku trupa verifikuese e vlerësoi atë si të përshtatshme për të kryer detyrën, të aftë profesionalisht dhe me pasuri të justifikuar. Veizaj ishte e vetmja grua mes 4 kandidatëve për Byronë Kombetare të Hetimit. Kandidatët e tjerë ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.
Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme. Veprat penale që do të hetohen nga anëtarët e Byrosë nën drejtimin e prokurorëve specialë janë krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivelin e lartë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta