Të vritesh për hixhabin, kush është Mahsa Amini?
Disa qindra demonstrues u mblodhën dje para Universitetit të Teheranit, duke brohoritur “gratë, jetë, liri”, në shenjë proteste për vdekjen e një vajze të re që vdiq në paraburgim.
22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq të premten, katër ditë pasi dëshmitarët akuzuan policët se e kishin rrahur gjatë arrestimit, raportoi Insider.
Megjithatë, policia mohoi lajmet në mediat sociale se Amini ishte rrahur, duke thënë se ajo u sëmur duke pritur në radhë me gratë e tjera të ndaluara, raportoi Reuters.
Ajo u arrestua në Teheran, ku kishte ardhur për të vizituar të afërmit, pasi dyshohet se nuk iu bind rregullave të rrepta në lidhje me mbajtjen e hixhabit. Policia tha se Amini vdiq nga një atak në zemër pasi u mor në paraburgim. Familja e saj dhe grupet e të drejtave të njeriut po kërkojnë një hetim të menjëhershëm.
Vdekja e Mahsa Aminit ndezi protesta në Teheran dhe Saqqez, me qytetarë që morën pjesë në funeral duke brohoritur “vdekje diktatorit”, duke iu referuar liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, raporton The National.
Gjithashtu, një numër grash hoqën shamitë e tyre në shenjë proteste kundër rregullave të rrepta të hixhabit për të cilat u arrestua Mahsa Amini. Policia iu përgjigj protestave duke hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe duke arrestuar disa individë që po marshonin drejt zyrës së guvernatorit lokal, sipas BBC Neës. Ka pasur raportime për të lënduar, njoftoi agjencia.
Deri më sot, hashtagu #MahsaAmini ka arritur në 1.63 milionë etiketime në Tëitter.
Rregullat për gratë në Iran
Sipas ligjit të Sheriatit, grave u kërkohet të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të lirshme që mbulojnë të gjithë trupin. Kushdo që shkel ligjin përballet me përbuzje publike, gjoba ose arrestim.
Në Iran, mbajtja e hixhabit ka qenë e detyrueshme që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979, dhe javët e fundit, qeveria iraniane ka goditur gratë që nuk e ndjekin këtë rregull, sipas Radios Evropa e Lirë. Megjithatë, në muajt e fundit, aktivistët u kanë bërë thirrje grave që të heqin mbulesën, pavarësisht kërcënimeve për dënime të ashpra për ata që përfshihen në “sjellje imorale”.
BBC gjithashtu vuri në dukje se, sipas Netblox, mbikëqyrësi i sigurisë kibernetike dhe qeverisjes së internetit, lidhjet e internetit në Teheran dhe Sakez u ndërprenë gjatë protestave. Përdoruesit thanë se nuk ishin në gjendje të ngarkonin video në Instagram ose të dërgonin përmbajtje përmes Vacap.
Irani ka bllokuar më parë internetin për të shtypur protestat politike. Në vitin 2019, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i vendit urdhëroi ndërprerjen e internetit për një javë për të shuar protestat në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë