Zelensky ultimatum ushtarëve rusë, Ukraina pretendon se po rimerr kontrollin
Kundërofensiva ukrainase vijon, ndërsa ushtria ka rimarrë kontrollin e një tjetër fshati në lindje të qytetit Lysychansk. Një fitore simbolike çka do të thotë se Rusia nuk ka më kontroll të plotë në rajonin e Luhansk. Rusia ka denoncuar për sulme në zonat e kontrolluara prej saj si në Donetks, ku sipas tyre janë vrarë 13 persona.
Presidenti ukrainas shprehet se avancimet janë të vogla, ai u ofron dy opsione ushtarëve rusë, të dorëzohen ose të largohen.
“Në rajonin e Kharkiv ne po stabilizojmë situatën, po mbajmë pozicionet tona në mënyrë të vendosur. Aq fort sa pushtuesit janë në panik. Ne paralajmëruam se ushtria ruse në Ukrainë ka vetëm dy opsione: arratisje nga toka jonë ose robëria. Bashkëpunëtorët kanë opsione të ngjashme ose do të përpiqen të arratisen – dhe mbetet për t’u parë nëse Rusia do t’i lejojë ata në territorin e saj ose do të dënohen sipas legjislacionit aktual të Ukrainës”, tha presidenti Zelenski.
Dhomat parlamentare në republikat e vetëshpallura të Luhansk dhe Donetsk u bënë thirrje krerëve të rajoneve të tyre të mbështetur nga Rusia që të mbajnë referendume nëse duan të bashkohen me Rusinë.
“Banorët e Donbasit e bënë zgjedhjen e tyre në vitin 2014 në referendumin për vetëvendosjen e Republikës Popullore të Luhanskut. Ne kemi pritur dhe shpresuar gjatë gjithë këtyre viteve që referendumi i dytë do të vijë patjetër dhe do ta bëjë realitet ëndrrën tonë për t’u kthyer në shtëpi në Rusi”, u shpreh Lina Vokalova, zëvendëskryetare e Dhomës Qytetare në rajonin e Luhansk.
Kievi pretendon se forcat ruse synuan të kryejnë një sulm me raketa në një termocentral bërthamor në Ukrainën jugore, rreth 200 km në veri të vijës së frontit jugor të luftimeve midis trupave ruse dhe ukrainase. Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, tha se tre reaktorë në termocentral vazhduan të funksiononin dhe askush nuk u lëndua. Ai shtoi se rreth 100 xhama u thyen dhe kishte ndodhur një ndërprerje e shkurtër e energjisë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin