Muzeu më i rrallë në Ballkan, godina në Pogradec e lënë në harresë

20 Shtator 2022 | 11:12

Edhe pse muzeu i Pogradecit është i vetmi institucion historik që tregon fakte dhe dokumenton historinë e zonës, mungesa e investimeve i ka zbehur rëndësinë që ai mbart.

Drejtoresha e këtij institucioni, Froseda Tole tregon se çfarë është e nevojshme të bëhet për ta rijetëzuar.

“Është e vërtetë, muzeu ka pasur pak investime në këto ditë kjo është dhe arsyeja që nuk mund të gjejmë mënyrën e ekspozimit siç e shohin në muzetë e tjerë. Është e nevojshme pajisja me vitrina. Patjetër që ka nevojë për investime për rikonstruksionin total të godinës, rrethimin e jashtëm, pak me shume respekt nga ana e banorëve që e rrethojnë muzeun, edhe ata kanë rolin e tyre në mënyrën si keqtrajtohet muzeu”, thotw Froseda Tole, drejtoresha e muzeut Pogradec,

Koleksioni që ndodhet në këtë muze është ndër më të rrallët në Ballkan.

“Muzeu ka një koleksion shumë të pasur, nis nga neoliti i hershëm. Komplekse veglash pune, ka objekte të veçanta në vetvete që përbëjnë objekte të rrallë. Kemi dy përkrenare ilire që në llojin e tyre janë të veçanta, nuk ka me shume se 30 ekzemplare në gjithë Ballkan. Shumë ai ato objekte ka nevojë për objekte të tjera të prezantohen ndryshe”, shprehet Tole.

Mungesa e investimeve ka ndikuar negativisht edhe në numrin e vizitorëve. Turistët e huaj janë shumë të rrallë. Për këto arsye, ndërhyrja për restaurimin e godinës mbetet domosdoshmëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026